A do të ketë organ të përkohëshëm në Preshevë apo do të bëhen bashkë PVD-PDSH-LRPDSH!?

Si duket skena politike ne Presheve do te kete nje shumice te re, e qellimi i vetem eshte qe kryetari aktual Shqiprim Arifi mos te jete ne krye te detyres.
Ende nuk ka ndonje informacion zyrtare ne lidhje me koalicionin ne mes PVD-PDSH-LRPDSH, por po flitet qe do te behen bashke per te dale nga kriza politike dhe te mos shkoje vendi ne zgjedhje por ne te vertete qellimi i tyre eshte qe te mos formohet organi i perkohshem se aty do te vi perseri Shqiprim Arifi.
Sic mesohet nga burime brenda ketyre partive ka percarje dhe kundershtojne nje koalicion te tille edhe vet antaret e partive.
Ardita Sinani kryetare e degës së PVD-ës në Preshevë, në një emision televiziv paraljmeroi nje koalicion te tille duke thene se jemi te detyruar te zgjedhim mes dy te keqijave nje te keqe me te vogel.