Lajme

Hajdutët e 30 viteve po premtojnë shpresë për një të ardhme më të mirë në Preshevë

Tani me te vertet na mori lumi “popllava”!, batakgjinjtë dhe kazani i plehrave po na premton shpresën për një të ardhme më të mirë!
Në Preshevë sot hajduti po shet moral, injoranti të tregon rrugën e “drejtë”!, Pazaret e vjetra po kthehen në pazare të reja! “Lum ne të lumurit” që kemi ngelë në duart e ketyre manipulatorëve! Sa shumë gënjeshtra servoni prej 30 vitesh!

Shekspiri nëse do ishte gjallë do t’ju bënte figurat më qesharake që do t’ju njihte bota mbarë. Premtoni o njerëz, premtoni! Haku i fëmijëve të varfër do t’ju zërë! Atë bukë që ju ua merrni çdo ditë! Plehra politike! Në fakt plehrat reciklohen, ju nuk u jepet kjo mundësi! Ju qelbeni të tërë! Rinia preshevare po ikë me të madhe se këtu vjen era e qelbur e kolltuqeve të krimit! Jeni të gjithë njëllojë,pa asnjë dallim,ju nuk u intereson asgjë, përveç parave tê ndyta dhe krimit të organizuar në tenderet që do të fitoni.

Edhe mirë bëjnë ata që ikin, pse të viktimizojnë të ardhmen e tyre?! Ju intelektualë të “ndershëm”, vazhdoni të heshtni. Keni të drejtë! Mos u prishni rehatinë fëmijëve tuaj! Por harroni se shkatërroni shumë jetë njerëzish!”

Related Articles

Back to top button