Lajme

1 shtatori i veçant për nxënësit e Luginës, e fillojnë mësimin me libra shqip

Zyrtarisht sot ka filluar proçesi i rregullt mësimor,pas një pauze të gjatë për shkak pandemisë,nxënësit sot janë kthyer në bankat shkollore, ndërsa për disa nxënës fillorist është hera e parë që ulen në këto banka shkollore.

Mirpo ky proçes mësimor sot po fillon më ndryshe,shkaku i pandemisë, nxënësësit do të kenë orë të shkurtuara, dhe do te jene disa rregulla që duhet ti permbahet secila shkolle: klasa do te kete me pak nxënës, maskat të detyrueshme të mbahen në shkollë ashtu për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ndërkaq nxënësit e shkollave të mesme do të bejme mesime nje jave me shkollë dhe një javë mësim online.

Të gjitha këto ndryshime në arsim do të spjegohen dhe do të sqarohen më së miri nga drejtoria e shkollave.

Eshte ky fillimviti i parë shkollor që nisë me libra shkollor në Luginën e Preshevës. Përfundimisht, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kryer të gjitha obligimet (me pagesën e taksës së përcaktuar) për të siguruar lejimin e teksteve mësimore për shkollat fillore në Luginë nga Shqipëria.
Mbi dy dekada, mungesa e librit i ka vështirësuar filloristët arritjen e standardeve më të larta edukativo-arsimore.
Si pjesë e betejës për arsim cilësor janë lejuar tekstet për shkollat fillore nga Republika e Shqipërisë, në bashkërendim me Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe të Serbisë dhe me bashkëpunimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button