Lajme

Nga një sipërfaqe të pashfrytëzuar, Shqiprim Arifi e shndërron në park lodrash për fëmijë

Investime të shumta po vazhdojnë të zhvillohen në qytetin e Preshevës.

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, ka njoftuar se një park i ri në Stacionin Hekurudhor është drejt finalizimit.

Nuk është vetëm hapsira pushuese të cilën komuna e ka përfunduar jave me pare por stacioni hekurudhor do te behet edhe me park lodrash per femijet e te dy komuniteteve.

Arifi nga një sipërfaqe me djerrinë e të pashfrytëzuar e kthen në një park lodrash për fëmijë.

Ky projekt realizohet në kuadër projektit të rregullimit të parqeve dhe hapësirave publike në vendbanimet e komunës së Preshevës.

Ky është postimi i plotë:
Synojmë një jetë të mirë sociale me aktivitete të ndryshme gjatë kohës së lirë për të gjitha moshat.
Pas përfundimit të renovimit të shkollave fillore në Stacionin Hekurudhor dhe përfundimit të hapsirës në afërsi të rampës, gjatë këtyre ditëve kanë filluar punimet për një park lodrash për fëmijë në Stacionin Hekurudhor të Preshevës. Dhe kështu do të vazhdojmë, për një Preshevë e cila ja vlenë përballja me çdo sfidë.

Related Articles

Back to top button