Lajme
Nga nesër 16 deri më 22 shtator kontroll i shtuar i trafikut në Serbi
Administrata e Policisë Rrugore të Serbisë ka njoftuar se do të shtojë kontrollin në trafik nga e mërkura, 16 shtator, deri të martën e ardhshme, 22 shtator, në mënyrë që të zvogëlojë numrin e aksidenteve.
Ky aksion është pjesë e aksionit ndërkombëtar “Ditët e Sigurisë” në të gjitha vendet – anëtare të Rrjetit Evropian të Policisë Rrugore (ROADPOL).
Gjatë këtij aksioni, oficerët e policisë në Serbi “do të kontrollojnë shpejtësinë, sasinë e alkoolit, si dhe përdorimin e rripit të sigurimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
ROADPOL ka përgatitur betime simbolike, të cilat i detyrojnë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregulloret dhe kështu të kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.