Dr.Kon: Goditja e tretë e virusit mund të na vie në nëntor
Siç theksoi epidemiologu Dr.Predrag Kon, tani në Serbi kemi një situatë të qetë, por gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt.
Një valë e re e korona virusit në Serbi pritet në nëntor dhe ne tani jemi duke u përgatitur për atë periudhë më të vështirë. Për momentin, është e rëndësishme të rrespektohen rregullat që janë në fuqi, tha Dr. Predrag Kon, anëtar i Shtabit të Krizave për luftën kundër kovid-19, deri sa ishte mysafir në TV Prva.
E theksoj përsëri dhe rekomandoj të mbahen maskat mbrojtese, jo vetëm brenda por edhe ne ambientet e jashtëm. Ky rekomandim po harrohet. Unë jam i vetëdijshëm që një numër i vogël i njerëzve mbajnë maska jashtë, por në një kohë një numër i vogël i mbante ato në qendrat e transportit dhe ne pazar derisa ato u bënë të detyrueshme.
“Shpejtësia e kthimit të virusit është tronditëse, gjithçka mund të ndryshojë brenda dy javësh, kur gjithçka vlon mënjanë, në vendet përreth nesh. Tani është vjeshtë, dimri po vjen, ne duhet ta mbajmë këtë gjendje për aq kohë sa të jetë e mundur. Kur vijnë kushte shumë të favorshme për transmetimin e virusit, ai përshpejtohet dhe pas dy javësh këto masa nuk janë më të vlefshme. Është e rëndësishme të zbuloni se ku po ndodh diçka, të shkurtoni rastet e para. Njerëzit tani janë më të disiplinuar, por ka një numër të madh incidentesh – tha Dr. Kon.
Sipas Dr.Konit, rreziku kryesor aktualisht është në shkollat e mesme dhe kolegjet.
“Ne kemi arritur të vendosim kontroll mbi shkollat, fillore dhe të mesme, të cilat jane vende potenciale për përhapjen e virusit. Nëse e mbajmë situatën nën kontroll, atëherë jemi të aftë për gjithçka. Të rinjtë po kërkojnë shoqërim dhe kjo është normale, por ata duhet të kujdesen për veten dhe të moshuarit – tha epidemiologu.