Lajme
Maqedonia hap kufijt me 12 tetor
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për hapjen e kufijve pa kushte. Vendimi hyn në fuqi më 12 tetor. Vendimi përfshinë hapjen e kufijve pa test PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë.
Vendimin e njëjtë pritet ta marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit. Deri tani Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve. Për momentin, vetëm Shqipëria nuk ka kushte për PCR negativ.