Vranja në mesin e 3 qyteteve në Serbi me numrin më të madh të infektuarve me korona virus
Në javën e fundit më shumë se gjysma e pacienteve te infeltuar me korona virus ishin nga Beogradi, me pas nga Kragujevci, Nish, Vranja dhe Novi Sadi, ndërsa në ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit në Trstenik, Kraljevo dhe Meroshinë, percjell Presheva.AL, shkruan Novosti.
Me 67 pozitive, siç ishin dy ditë më parë, numri në Serbi u dyfishua dje, kështu që janë 152 të tillë.
Nëse kjo tendencë vazhdon, epidemiologët njoftojnë futjen e masave të reja kufizuese, siç janë mësimi online, shkurtimi i punës së objekteve hotelierike dhe zvogëlimi i tubimeve nga 30 persona në 5.
Nga 6,428 të testuara në 24 orë, 245 ishin pozitivë dhe një person vdiq.
Beogradi është ende në vendin e parë – 57 të infektuar, ndjekur nga Kragujevci.
Shtabi i krizave i sugjeroi qeverisë lokale në Vranje që të analizojë situatën dhe të rikthej situatën emergjente nëse është e nevojshme – deklarojnë burimet e “Novosti”, percjell Presheva.AL, të cilët thonë se janë 6 persona të sapo infektuar në Vranje dhe Krushevac, 5 në Nish dhe 4 në Kraljevë.
Epidemiologu dhe anëtari i shtabit të krizave Branislav Tiodoroviq deklaroi se vala e tretë e koronës është në zhvillim e sipër dhe nëse nuk jemi të kuptueshëm, për dy javë do të kemi më shumë se 500 pacientë të infektuar në ditë, dhe është e mundur që të mos zhvillohet mësimi në shkolla dhe kolegje por përmes internetit.