Lajme

Thirret mbeldhja urgjente e shtabit të krizave të Serbisë

Eshte thirrur një seancë urgjente e Shtabit të Krizave për ditën e nesërme për shkak të situatës me koronavirus në Serbi. Seanca është caktuar për në orën 09.

Seanca e rregullt e shatbit ishte e parapare te mbahej të premten, por sot u mor një vendim për të mbajtur një seancë urgjente të enjten, percjell Presheva.AL.

Lajmi u konfirmua edhe nga epidemiologu Predrag Kon dhe temat e takimit, siç supozohet, kanë të bëjnë me rritjen e numrit të rasteve të reja me kovid 19 në Serbi.

Sic deklaroi Kon, ndalimi i levizjes eshte opsioni i fundit te cilin do ta shmangin. Por ai thote se nese vazhdon me shpejtesi perhapja e virusit nuk eshte nje opsion i pamundur.

Ne Serbi eshte situate alarmante mbreme deri ne oren 20:00 sic ka deklaruar edhe Ana Brnabiq numri i te infektuarve ishte mbi 400, edhe ne vendet fqinje si Kroacia dhe Slovenia raportojne nje numer te madh te njerezve te infektuar brenda dites.

Ekziston nje rrezik nga kjo situate ne vendin tone, prandaj nuk perjashtohet futja e testit te detyrueshem PCR kur hyni ne Serbi.

“Une do te kerkoje nga qytetaret tane si nga Vranja, Bujanoci, Presheva te cilet cdo dite shkojne ne Maqedoni per te marre nafte, perderisa Maqedonia eshte ne situate shume te keqe me virusin.

Related Articles

Back to top button