Teatri i qytetit të Preshevës vjen me shfaqje të re

Teatri i Preshevës të premten do të rikthehet para publikut preshevar me shfaqjen ” Paraja” nga autori Ray COONEY , në regji të : Ekrem Sopit, ass regjisë : Afeida Boriçi Mehmeti.
Në këtë shfaqje do të luajnë aktorët nga Presheva dhe Kosova si Egzona Salihu, Gani Veseli, Fatlume Bunjaku, Artan Ibishi, Gjelbrim Emini, Fitim Saqipi dhe Valon Nuhiu.
Premiera e kësaj shfaqje që është komedi angleze do te shfaqet në ora 18:00 më 4 nëntor dhe hyrja do të kushtojë 200 dinar.