Po mbahet mbledhja urgjente e shtabit komunal, gjendja në Preshevë po rëndohet

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme është duke mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme të radhës.
Qytetarë të nderuar gjendja epidemiologjike në komunën e Preshevës është shumë serioze dhe e rëndë. Mbledhjes së Shtabit për situata të jashtëzakonshme sot iu është bashkangjitur edhe epidemiologu nga Enti për shëndet publik nga Vranja Dr. Goran Ristić.
Vet prezenca e tij flet se në komunën e Preshevës situata është mjaftë serioze dhe e rëndë. Ai, gjendjen në Preshevë dhe në gjithë rrethin e Pçinjës e paraqet serioze.
Kërkon të ketë shumë kujdes nga qytetarët sepse numrat e të infektuarve me CoVid-19 janë të frikshëm.
Vetëm në komunën e Preshevës në këtë muaj kanë rezultuar pozitiv 110 qytetarë me PCR test.