Nesër puntorët medicional do të marrin ndihmë financiare prej 10,000 dinarëve

Një ndihmë financiare e njëhershme në vlerë prej 10,000 dinarë do t’u paguhet nesër punonjësve të kujdesit shëndetësor.
Për këtë jane ndarë nga buxheti 1.55 miliardë dinarë ose rreth 13 milion euro.
“Të gjithë punonjësit shëndetësorë do të marrin këtë ndihmë të njëhershme nga shteti” tha Ministri i Financave, Sinisha Mali, transmeton Presheva.AL “Kur e them këtë, nënkuptoj edhe ata që janë të punësuar në vetë sistemin shëndetësor, institucionet shëndetësore ushtarake, punonjësit shëndetësorë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe punonjësit shëndetësorë që punojnë në institucionet e shërbimit social, puna e të cilave financohet nga buxheti. 120,000 njerëz punojnë vetëm në sistemin e kujdesit shëndetësor, ndërsa së bashku me punonjësit e shërbimeve të tjera, janë rreth 130,000.