Lajme

Erdogan: Vaksina Turke kundër koronavirusit gati deri në prill

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se vaksina kundër korona virusit e prodhuar në Turqi mund të jetë gati për përdorim deri në muajin prill te vitit 2021.

Duke iu drejtuar bashkepuntoreve nga partija e tij ne pushtet per drejtesi dhe zhvillim, Erdogan tha edhe kur vaksina do te jete gati, Turqia e ka ne plan qe vaksinen ta ndaje me gjithe boten.

Erdogan tha se Turqia ka bërë thirrje vazhdimisht shteteve që mos ta perdorin vaksinën për qellime politike ose per biznes por ta bëjnë atë pronë të përbashkët për të gjithë njerëzimin.

“Ne kemi në plan, vaksinën që po zhvillojmë ta vendosim në shërbim për të gjithë njerëzimin në kushtet më të mira të mundshme,” tha Erdogan, pa dhënë detaje të tjera.

Vaksina, ERUKOV-VAK, e cila është duke u zhvilluar nga Universiteti i Erciyas, aktualisht është në fazën provuese në provincën qendrore Turke të Kayseri.

Rektori i Universitetit Ercius Mustafa Jalis tha këtë javë se faza dytë e testimit do të nisë së shpejti.

Related Articles

Back to top button