Nëse je i infektuar me virus komuna e Prishtinës do ti jap 50 euro
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për të ndihmuar financiarisht të infektuarit me koronavirusin e ri. Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi se çdo banor i kryeqytetit që është konfirmuar pozitiv në koronavirus do të marrë një ndihmë prej 50 euro, ndërsa për pensionistët që dalin pozitiv në koronavirus, kjo shumë do të jetë 100 euro.
Sipas Ahmetit, komuna do të ndihmojë edhe me ilaçe të cilat po përdoren për trajtimin e të sëmuarve me COVID-19.
“Kam udhëzuar drejtorin e Shëndetësisë që të filloj procedurat e prokurimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për COVID-19, e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Këto barna do të mbulojnë rreth 8.000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht”, ka shkruar Ahmeti.