A do të mbyllet Serbia?! Pas pak pritet deklarata e Ministrit Lonçar

Rikujtojmë, seancë e Shtabit të Krizave do të mbahet sot në orën 12, në të cilën do të diskutohen masat e reja për parandalimin e epidemisë së korona virusit.
Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, u takua me drejtorët e spitaleve të Kovid, pas së cilës pritet të drejtohet publikut.
Epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave për luftën ndaj koronavirusit, Dr. Branislav Tiodoroviç, tha se situata epidemiologjike në Serbi këtë javë do të jetë shumë e vështirë, sepse turmat që ndodhën për “Black Friday” dhe tubimet tjera, brenda pesë deri në shtatë ditë sigurisht do të japin rezultate përmes numrit pozitiv dhe të sëmurëve që do ti kemi.
Tiodoroviq tha se vetëm pas 10 dhjetorit, ne mund të presim një gjendje me stabile dhe te qete, por renie te numrit te infektuarve vetëm në fund të dhjetorit.