Penzioneret deri në fund të dhjetorit do të marrin ndihmë prej 5000 dinarëve
Te gjithe penzioneret deri ne fund te dhjetorit do te pranojne nje ndihme ne shume prej 5000 dinareve.
Sipas informacioneve kjo ndihme do tu jepet 1.7 milion pensionisteve ne Serbi dhe nuk do te paguhet ne çekun e pensionit, por do te paguhet pensionisteve si te ardhura speciale deri ne fund te dhjetorit.
Data e sakte kur do te kryhet pagesa do te dihet keto dhe buxheti per kete ndihme tashme eshte i siguruar.
“1.7 milion pensionistë do të marrin kete ndihmë. Kjo ndihmë do të jetë e dobishme për ata që kanë pensione më të vogla, “tha Vuçiç për RTS.
Ai deklaroi se 75 milion euro jane siguruar për pagesën e ndihmës një herëshe për pensionistët.
Vuçiq shtoi se nga janari i vitit të ardhshëm, pensionistët do të kene një rritje në përputhje me ligjin prej 5.9 përqind.