Lajme
Cili është aeroporti më i ngarkuar në Evropë në pandemi?
Sipas Organizatës Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror, Aeroporti i Stambollit regjistroi më së shumti fluturime në Evropë nga 28 Nëntori deri më 4 Dhjetor.
Në këtë aeroport, më 1 dhjetor, janë kryer 423 fluturime, më 2 dhjetor 498, të nesërmen 483 dhe më pas 570 fluturime, raporton Anatolia, percjell Presheva.AL
Aeroporti i Stambollit kishte trafik më të lartë sesa aeroportet në Amsterdam, Frankfurt, Londër dhe Paris.
Aeroporti i Stambollit u hap zyrtarisht në tetor 2018 dhe është një nga më të mëdhenjtë në botë, dhe në gusht të këtij viti, ai ishte i pari që mori një certifikatë ndërkombëtare të akreditimit shëndetësor.