In Memoriam: Kush ishte Makfire Kadriu
Femër heroine, mësuese e përkushtuar ndaj punës e nxënësve, grua me vlera të traditës familjare, e përkushtuar dhe e pa lodhur mund të jenë disa prej vetive që posedonte Makfire Kadriu – Maki. Ishte guximtare dhe shembull për mjaft femra qera rreth saj.
U lind në shkup, pas disa vitesh u shpërngulën me familje në Kumanovë ku dhe mbaroi gjimnazin. Studimet në drejtimin e Biologjisë i mbaroi në fakultetin e shkencave natyrore në Universitetin e Shkupit.
Mbesa e Vesel efendisë që pas shpërnguljes nga Masorica vendosen në Shkup, ku punojë për shumë vite si Myteserrif-Reis nga teritori Nishit deri në kufirin me Shqiprinë, hoxhe i cili slogan jetsor kishte hapni 3 shkolla 1 xhami. Maki ishte vajza e Mustafë Veseli-Alishani që pas daljes nga burgu i Goliotokut (për arsyeje patriotike) shperngulen në Kumanovë ku punoi si pedagog në arsim, ndërsa më vonë u zgjodh drejtor i Normales në Gjilan. Maki është mbesë e Gucisë pasi dajt – nënën e kishte nga Gucia.
Viteve të 80 u njoftua me prof. Ibrahim Kadriun (Branda) me të cilin dashurinë e kurorzuan në vitin 1981 e që jetuan mbi 4 dekada sëbashku. Pas mbarimit të studimeve punonte në kolegjin turk në shkup dhe ishte e dalluar për organizimet jashtshkollore si dhe vizitat studimore që bënte me nxënës në Turqi dhe qytete të ndryshme në ish Jugosllavi. Pas vitit 1989 filloi të punojë në Preshevë si mësimdhënëse e lëndës së Biologjisë deri sa u pensionua.
Më ka mësuar – kalitur jeta të jem e durueshme, mirëkuptuese, tolerante, e qëndrueshme, parimore, ta mbështes burrin në sfidat e ndryshme që ka patur jasht shtëpisë dhe të mos dorëzohem deklaronte Makfirja gjatë bisedave me të.
Kishte aplikuar 4 here për marrjen e shtetësisë të Sërbisë pasi jetonte, vepronte e punonte në Preshevë. Por gjithmon i refuzohej pa ndonjë arsyetim konkret. Mirëpo gojarisht kur pyeste në shërbim pse ndodhte kjo i deklarohej se burri yt ka shumë kundërshtar politik nga ky sistem sepse ai punon për çështje tjetër. Ajo jetoi si shtetase e Maqedonisë deri para dy vitesh kur iu kthye përgjigja odisejake se i takonte shtetësia e Sërbisë.
Rreshta të shkëputura nga intervista verbale e koorrik-gusht 2020 për qëllime të Biografisë së burrit të saj.
Shkruar nga Shkëlzen Limani