Lajme

Një e moshuar serbe vdes në Prishtinë, Bashkësia Islame i organizon ceremoninë e varrimit

SHEMBULL i mirë.
Një e moshuar serbe vdes në Prishtinë, Bashkësia Islame i organizon ceremoninë e varrimit
Një qytetare e Prishtinës e nacionalitetit serb ka vdekur sot. Ajo ishte duke jetuar më Shtëpinë e Pleqve dhe nuk kishte askënd për t’i kryer ceremonitë fetare.

Këtë përgjegjësi e mori Këshilli i Bashkësisë Islame e cila në bashkëpunim me Komunën organizoi komplet ceremoninë e varrimit, duke dëshmuar edhe njëherë se harmonia dhe toleranca janë virtyte të popullit shqiptar.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka falënderuar KBI për organizimi e ceremonisë mortore.

“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook

Related Articles

Back to top button