Tonçev dhe Kamberi takim të fshehtë në motel “Nais”
Çfar po ndodh në skenën politike në komunën e Bujanocit është për tu habitur, përderisa në opinion flitet diçka tjetër në fshehtësi si duket po punohet e kundërta.
Koalicioni prej 21 shqiptarëve dikujt nuk po i shkon për shtati, apo mos vallë dikush po përgatit ndryshime në koalicionin qeverisës duke i inkuadruar edhe këshilltarët serb të SPS-it?
Sipas të përditshmes INFORMER funskioneri i lartë i SPS-së njëherit ministër pa portfol Novica Tonçev ka zhvilluar takim të fshehtë me kryetarin e PVD-së, njëherit deputet në parlamentin e Sërbisë Shaip Kamberin.
“Ndërsa publikisht e përfolte pjesmarrjen e përbashkët të SPS-it dhe SNS-it në zgjedhje, funksioneri i lartë i socialistëve njëherit ministër pa portfol Novica Tonçev, fshehurazi po dakordohet me Shaip Kamberin, kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, që SPS-i të hyjë në qeverisjen lokale në Bujanoc me tre këshilltarë.
Linku me Tekstin e plotë:
https://informer.rs/vesti/politika/571116/sns-sps-novica-toncev-saip-kamberi-bujanovac-vlast