Lajme
Pritet zgjatja e orarit të lëvizjes, këto janë masat e reja që pritet të votohen nga qeveria
Bordi Këshilldhënës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nesër pritet t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës masat e reja ndaj koronavirusit.
Një burim brenda këtij bordi i tha Klan Kosovës, se nga data 23 dhjetor deri më datën 3 janar nuk do të ketë renditje të komunave në zona.
Sipas kësaj lëvizja e lirë pritet të zgjatet deri në orën 22:00.
Meshat nëpër kisha do të ndalohen për krishtlindje.
Po ashtu nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në sheshe.
Nesër ato pritet për t’u vendosur dhe për t’u votuar në Qeverinë e Kosovës.
Bordi vlerëson se situata epidemiologjike në Kosovë mbetet më e mire.