Lajme

Mërgimtarëve do t’u kthehen paratë që paguan për policat e sigurimit kufitar

Të gjithë mërgimtarëve të cilët gjatë ditëve të fundit kanë hyrë në Kosovë dhe kanë paguar policën e sigurimit kufitar, do t’u kthehen paratë.

Kështu ka njoftuar Byroja Kosovare e Sigurimeve.

“Sot përmes mediave jemi informuar se gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, disa nga ju keni paguar primin e sigurimit kufitar për të cilin, përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit të datës 30.07.2020 Qeveria e Republikës së Kosovës është duke mbuluar koston e këtyre policave të lëshuara deri me datë 31.12.2020”, thuhet në njoftimin e BKS-së.

Byrosë Kosovare të Sigurimeve, e gjithë kjo ka qenë gabim teknik ndërsa ka siguruar mërgimtarët se kjo çështje është trajtuar dhe rregulluar.

“Duke iu kërkuar falje të gjithë qytetareve qe kane paguar primin e sigurimit për policat e sigurimit te lëshuara sipas Marrëveshjes se Bashkëpunimit të datës 30.07.2020, ju njoftojmë që mund të vini në zyrën qendrore të Byrosë Kosovare te Sigurimit, ose në pikën më të afërt kufitare për kthimin e primit te paguar”, thuhet tutje në njoftimin e BKS-së.

Related Articles

Back to top button