Njoftimin mbi masat e reja ndaj Covid-19 në Bujanoc
Komuna e Bujanoci publikon njoftimin nga Shtabi Republikan i Krizave rreth masave të reja:
Ky është njoftimi i plotë i publikuar në ueb-faqen e komunës në Facebook:
Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi rekomandimet e fundit të Shtabit të Krizave për Mbrojtjen e Shëndetit Publik nga Sëmundjet Infektive COVID-19, sipas të cilave orari i punës në qendrat tregtare, dyqanet e veshjeve, bastorer, kazinotë dhe sallat e lojërave për fëmijë do të jetë deri në orën 20:00 nga e hëna në të premte.
Orari i punës i ambienteve të hotelierisë, përkatësisht kafeneve dhe restoranteve, do të jetë gjithashtu nga e hëna në të premte deri në orën 20:00, me kushtin që nuk lejohet muzikë brenda lokalit nga ora 05:00 deri në 20:00, pa përjashtim.
Gjithashtu, gjatë ditëve të javës deri në orën 20:00, mund të punojnë sallonet e frizerisë dhe kozmetikës, sallone bukurie, si dhe ambiente sportive dhe rekreative – palestra, qendra fitnesi, pishina, qendra spa, balona futbolli, basketboll, tenis dhe çdo sport tjetër rekreativ.
Masat e reja hyjnë në fuqi sot, 21 dhjetor dhe do të jenë në fuqi deri të premten, 25 dhjetor, dhe inspekcionet kompetente dhe policia komunale do të kontrollojnë rreptësisht respektimin e të gjitha masave.
Dëshirojmë t’ju kujtojmë se, në përputhje me masat e miratuara më parë, objektet hotelierike lejohen të kryejnë aktivitete të shpërndarjes së ushqimit pa ndërprerje, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, si dhe biznesmenë të tjerë, veprimtaria kryesore e të cilave është ajo.
Gjithashtu, farmacitë dhe pikat e karburantit (aktiviteti i shitjes së karburanteve) mund të punojnë pa ndërprerje, çdo ditë pa kufizime.
Ordinancat dhe laboratoritë mund të veprojnë gjatë gjithë ditës, përfshirë fundjavat.
Dyqanet ushqimore, dyqanet e tregtisë, shitoret me pakicë, si dhe trafikat dhe kioskat e ngjashme, ku si rregull nuk hyni në objekt kur bëni pazar, mund të jenë të hapura gjatë ditëve të javës dhe fundjavave deri në orën 21:00.
Objektet dhe institucionet në fushën e kulturës – kinematë, teatrot, muzetë dhe galeritë, duke filluar nga sot, 21 dhjetor, mund të jenë të hapura çdo ditë deri në orën 21:00.
Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Shtabi i Krizave u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që të sillen me përgjegjësi dhe të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.
Duke respektuar masat dhe duke u sjellë me përgjegjësi, ne gjithashtu mbrojmë sistemin tonë shëndetësor.
Masat dhe rekomandimet e njohura epidemiologjike, të tilla si mbajtja e maskës në të gjitha hapësirat e mbyllura, larja e duarve rregullisht, mbajtja e distancës nga njerëzit e tjerë, dezinfektimi i të gjitha sipërfaqeve si dhe ventilimi i shpeshtë i ambienteve, mbeten në fuqi.