Lajme

Policët e rrejshëm në Serbi i grabisin dy shqiptarëve mbi 9.000 euro telefonat

Polic të rrejshëm sot në autostradën E75 afër fshatit Prevallac kanë ndaluar automjetin dhe grabitur dy shtetas të huaj, të cilët më pas rastin e kanë paraqitur në polici.

Siç kanë deklaruar NN personat policët e rrejshëm me vetur të tipit “Seat” me ndriçues të policisë e kanë ndaluar automjetin nga ku kanë dalë me pushkë autimatike, janë prezantuar si zyrtar policor dhe nga personat e ndaluar kanë marrë paratë dhe telefonat mobil.

Nga shtetasi maqedonas E. A nga Tetova polici i rrejshëm ka garbitur 800 euro dhe telefonin mobil Iphone, ndërsa nga shtetasi shqiptarë M. O ka grabitur para në shumë prej 8.800 euro dhe telefonin mobil Iphone.

Rasti iu është paraqitur policisë të cilët janë duke kërkuar intensivisht për kryesit e veprës, kanë bërë të ditur nga MPB.

Related Articles

Back to top button