Lajme

Qeveria serbe konfirmon iniciativën e Vuçiq: Një milion euro ndihmë për Kroacinë

Qeveria e Serbisë, me iniciativën e Presidentit Vuçiq, mori një vendim për të dërguar ndihma në Kroaci në vlerë prej një milion euro, për riparimin e pasojave të tërmetit.

Anëtarët e Qeverisë së Serbisë shprehën keqardhje për njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo katastrofë natyrore dhe ndihma ka për qëllim ndihmën për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara.

Një tërmet me madhësi 6.3 kishte goditur Kroacinë qendrore, duke vrarë të paktën shtatë vetë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Related Articles

Back to top button