Lajme

Shqiprim Arifi uron shëndet, fat dhe mbarësi për vitin 2021

Viti 2020 ishte tronditës dhe me sfida të rënda pothuajse në të gjitha sferat e jetës.

Por mbi të gjitha, na ka rikujtuar edhe njëherë se sa i rëndësishëm është shëndeti, familja dhe kohezioni i një shoqëri solidare që përkujdeset për mirëqenien e secilit.

Qëllimi kryesor për vitin e ardhshëm është dhe do të jetë luftimi i pandemisë Covid-19 dhe zbutja e efekteve të saj në ekonominë lokale të Komunës së Preshevës.

I falënderoj nga zemra gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës për bashkëpunimin e ndërsjelltë, personelin e administratës si dhe gjitha institucioneve komunale duke theksuar angazhimin e lartë të stafit mjekësor të shtëpisë së shëndetit në Preshevë që viteve të fundit janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme sidomos këtë vit, si anjëherë më parë, ndërkaq vlerësoj lartë kontributin e mbarë diasporës shqiptare që kësaj here dhe si gjithmonë ka shtrirë dorën e solidaritetit për vëllezërit dhe motrat e tyre në vendlindje.

Qytetarë të komunës së Preshevës, diasporë e dashur dhe Shqiptarë anë e mbanë botës, ju uroj gjithë të mirat në vitin 2021, shëndet, fat dhe mbarësi!

Related Articles

Back to top button