Lajme

Fillim i suksesshëm i vaksinimit në Preshevë

Në Serbi po kryen vaksinime kundër Covid-19 në të gjithë vendin. Në strategjinë e vaksinimit qeveria po u përmbahet prioriteteve të caktuara, edhe në Preshevë ditën e premte ka filluar vaksinimi dhe shtëpia e shëndetit ka pranuar 130 dozat e para për vaksinimin e stafit mjekësorë, shkruan Presheva.AL

Deri të premte (8 janar 2021), në Preshevë ishin vaksinuar 60 vetë, me dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Zyrtarisht vaksinimi në Preshevë filloi të premten, dhe pritet të pëfundojë të martën. Fillimi i vaksinimit ka qenë i suksesshëm, deklaroi drejtori i shtëpisë së shëndetit Driton Salihu i cili ishte personi i parë që u vaksinua dhe ndjehet mirë dhe se nuk ka efekte anësore të vaksinës Pfizer dhe Biontech siç thuhet nëpër rrjetet sociale.

Vaksina kundër Covid-19 në Preshevë është falas. Atë e paguan qeveria dhe në Serbi është vendosu në fillim të vaksinohen më të moshuarit dhe personeli mjekësor që janë më të rrezikuarit.

Related Articles

Back to top button