Pse po vdesin kaq shumë mjekë nga COVID-19 në Serbi? (statistika)
Vdekshmëria nga coronavirus në Serbi është relativisht e ulët, rreth 3.600, por shkalla e fataliteteve në radhët e bluzave të bardha është shumë më e lartë se në kombet e tjera.
Të dhënat nga Unioni i Doktorëve dhe Farmacistëve (UDP) ka zbuluar se 72 mjek kanë humbur jetën nga COVID-19 në Serbi, vend me një popullsi prej 7 milionë banorësh, krahasuar me 43 në Mbretërinë e Bashkuar e cila ka mbi 60 milionë banorë.
Kritikët kanë fajësuar gjendjen e sistemit shëndetësor, i cili vuan nga mungesa e financimeve që prej 2013. Në momentin që coronavirusi i ri trokiti në dyert e fundit, sektori i shëndetësisë ishte krejtësisht i papërgatitur.
Organizim jo i mirë, lodhja e personelit dhe mungesa e pajisjeve përkatëse kanë kontribuar në numrin e lartë të jetëve të humbura në mesin e bluzave të bardha, u shpreh presidenti i UDP Rade Panic për Euronews, i cili shtoi se shifrat mund të jenë edhe më të larta.
Panic shpjegon se në spitalet serbe ka dështuar ndarja midis reparteve të pacientëve me COVID-19 dhe atyre që vuajnë nga sëmundje të tjera, ndërsa stafi vuan nga një mungesë e theksuar pajisjesh mbrojtëse siç janë dorezat, maskat, etj.
Kur ekspertë të shëndetit janë përpjekur të përçojnë zërin në media, thotë ai, gazetarët janë sanksionuar, teksa përmend dhe rastin e një reporteri të arrestuar në prill të vitit të shkuar.
Sektori i shëndetësisë në Serbi ndodhet në vështirësi prej vitesh, me largime masive të mjekëve për shkak të pagave të ulëta.