Sami Salihu rizgjedhet në krye të LRPDSH-së
Sami Salihu zgjedhet kryetar i Lëvizjes për Reforma në mandatin 4 vjeçar
Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës. Të nderuar votues, përkrahës e mbështetës të Lëvizjes për Reforma
Rrugëtimi i jonë, për të finalizuar frymën tonë demokratike dhe reformatore, duke i respektuar të gjitha protokollet shëndetësore antiCoVid-19 është kurorëzuar sot, duke zgjedhur organin më të lartë, Këshillin qendror të Lëvizjes për Reforma dhe Kryetarin e saj.
Organet e parashikuara me Statut të Lëvizjes për Reforma, sot kanë zgjedhur në frymë demokratike dhe unanime Sami Salihun për Kryetar të Lëvizjes për Reforma, duke i besuar të njejtit vazhdimin e projektit politik edhe një mandat tjetër katër vjeçar.
Gjithçka e nisëm në vitin 2016. Ishte periudhë me shumë sfida, por forca për të bërë diçka që do t’i shërbente demokracisë, lirisë së mendimit ndryshe, hapësirës dhe meritokracisë, na forcuan edhe na dhanë kurajo edhe më të madhe.
Periudha që po vjen, e veçanërisht zgjedhjet e parakohshme në Komunë të Preshevës, e gjejnë Lëvizjen për Reforma të gatshme të përballet me secilën sfidë sociale e politike.
Lëvizja për Reforma do të jetë subjekti i vetëm në Komunë të Preshevës që qytetarit të saj, pavarësisht se votues i kujt është, do t’i ofrojë projekt dhe plan politik real dhe të realizueshëm brenda 4 vitesh qeverisje lokale.
Falemnderim i veçant për këtë periudhë zgjedhjeje dhe rikonsolidimi është për të gjithë votuesit e Lëvizjes në degët e saja, për kryetarët e nëndegëve, për grupin punues statutar dhe të planit politik katër vjeçar, për secilin simpatizantë të Lëvizjes dhe për mediat që kanë ndjekur aktivitetet tona politike.
Ne e bëmë lëvizjen tonë, është momenti që edhe ju të bëni Lëvizjen tuaj!
Bashkohu me Lëvizjen, bëhu pjesë e Lëvizjes për Reforma!