Lajme
Nuk ka më myk, Komuna e Preshevës zgjidh problemin e lagështisë në objektin e vjetër të administratës
Zgjidhet problemi i lagështisë në objektin e vjetër të Administratës komunale.
Në kuadër të mirëmbajtjes së rregullt të objektit të Administratës komunale, ku prej vitesh ka pasur rrjedhje të ujit nga reshjet, si dhe prezencë të lagështisë e mykut, veçanërisht në zyret e katit të përdhesës, tashmë ky problem është zgjidhur.
Përmes realizimit të këtij projekti, të gjitha ujërat atmosferike janë grumbulluar dhe orientuar në kanalizim atmosferik.
Pas kësaj ndërhyrjeje dhe rinovimit të zyrave që është bërë muaj më parë, tashmë përfundimisht janë krijuar kushte komode për punë normale për stafin e Administratës komunale.