Lajme
Shtabi i Krizave: Nuk ka lehtësim të masave epidemiologjike në Sërbi
Shtabi i Krizave i Qeverisë së Serbisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ka vendosur që nuk do të ketë zbutje të masave epidemiologjike ne Serbi, njoftoi epidemiologu Predrag Kon pas seancës së këtij organi.
Shtabi i Krizave mbajti seancën e rradhes këtë mëngjes, edhe pse kishte njoftime se do të kete propozime per zbutjen e masave, por asnje mase nuk ndrroi.
Pas seancës së Shtabit të Krizave, Kon u tha gazetarëve se masat mbeten në fuqi, si dhe se vihet re një rritje e lehtë e njerëzve të infektuar rishtas.