Moti i keq, Presheva.AL njofton mbi situatën e rrugëve
Presheva.AL si portal i vetem dhe me i vizituari ne Lugine ka informuar mbi gjendjen e rrugeve në të gjithë vendin.
Gjate nates reshjet e medha te bores kanë vazhduar pothuajse në të gjithë vendin tone, te shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.
Problematika kryesore është rruga Presheve–Gjilan, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta.
Kjo rruge është e kalueshëm por duhet te jeni te pregatitur mire me gomat e dimrit, sepse deri ne kufi eshte rruga e mbuluar me bore, ne anen e Kosoves eshte e pastruar nga bora.
Ekipet e pastrimit gjithashtu kane pastruar te gjith rruget ne fshatrat e Komunes se Presheves dhe rruga eshte e kalueshme.
Presheva.AL apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.