Exit-Polli i Baton Haxhiut: Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fituese e zgjedhjeve në Kosovë!
Baton Haxhiu sapo ka publikuar Exit Polli-in per epilogun e zgjedhjeve te jashtezakonshme te mbajtura ne Republiken e Kosoves. Batoni para prezantimit kane sqaruar menyren se si eshte realizuar ky Exit Poll.
Kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës duke i pyetur qytetaret menjëherë pasi e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime.
Ndërkohë, në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 53 për qind të votave, e ndjekur nga PDK me 20 përqind dhe LDK me 17 për qind, AAK me 7 perqind dhe Nisma me 2 perqind dhe partite tjera 1 perqind.
Exit Pollet janë rezultatet jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave. Në bazë të ligjit institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor