KUJDES edhe pas vaksinës mund të infektoheni me virus
Ai që është vaksinuar dhe beson se pas kësaj mund të sillet sikur para Corona virusit, gabon.
Vaksinimi mund të lehtësojë gjendjen e rëndë të sëmundjes ose në rastin më të mirë, ta parandalojë atë plotësisht.
Vaksina kërkon kohë për të aktivizuar mekanizmin mbrojtës të trupit, një javë në dy, por mund të shkoj edhe katër javë, kështu që nuk është për t’u habitur nëse dikush infektohet me koronavirus disa ditë pas vaksinimit.
Rasti i infermierit në San Diego, i cili një javë pasi mori dozën e parë të vaksinës së Pfizer kundër Covid-19 u infektua me koronavirus, i cili përfundoi në media dhe u përhap në rrjetet sociale, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët por ky rast nuk është i papritur për ekspertët.
Duhen disa javë nga vaksinimi i plotë që vaksina të krijoj antitrupa.
Fakti që dikush u sëmur dhe ka mar vaksinë nuk duhet të dëmtojë besimin në një vaksinë që dha rezultate të shpejta në fazat e mëvonshme të provave klinike.
Njerëzit mund të fillojnë të ndiejnë simptomat e Covid-19 midis dy dhe 14 ditësh pas kontaktit me koronavirusin, nëse ato shfaqen.