Anëtarët e Shtabit të Krizave zbulojnë se çfarë na pret nga nesër: Do të jetë “vetëm për nevoja themelore”
Seanca e Shtabit të Krizave, në të cilën duhet të vendoset patjetër nëse do të ketë një shtrëngim të masave epidemiologjike, do të mbahet nesër, percjell Presheva.AL
Nga deklaratat e sotme të anëtarëve të Shtabit të Krizave, mund të merret me mend se në cilin drejtim do të shkojë vendimi i tyre, të paktën duke gjykuar nga ajo që thanë anëtarët e pjesës mjekësore të shtabit, të cilët përndryshe janë pro masave më të rrepta. Imunologu Dr. Srdja Jankoviç shpjegoi se çfarë, sipas tij, duhet të bëhet dhe çfarë nuk duhet të bëhet.
“Fundjavat janë një problem i madh, propozimi është që të punojnë vetëm dyqane ku ka një nevojë urgjente, farmacitë dhe pikat e karburantit. Çdo mjek, madje edhe në Shtabin e Krizave, është pro masave më rigoroze dhe mbikëqyrjes, sepse kemi një situatë që po shkon duke u përkeqësuar, “tha ai, transmetn Presheva.AL
“Zjarri me lehte shuhet kur është i vogël. Ne duam të veprojmë në mënyrë qe te parandalojme dhe te vendosim masat e nevojshme para se te ndodh me e keqja,” tha Dr. Jankoviq.
Kolegu i tij nga Shtabi i Krizave, Dr. Mijomir Pelemis, thotë se njerëzit duhet të jenë të gatshëm dhe të presin shtrëngimin e masave që do të miratohen diten e Premte.
“Unë ju kujtoj se të gjitha masat e miratuara epidemiologjike janë ende në fuqi dhe duhet të respektohen. Nëse dikush ka harruar, ato janë mbajtja e maskes në ambiente të mbyllura, levizja me maska në hapësira të hapura ne vende ku distanca nuk mund të mbahet, sic jane pritjet dhe rradhet e gjata, ndalimi i grumbullimit më shumë se pesë persona brenda, larja e duarve rregullisht, dhe duke rrespektuar një distancë fizike prej të paktën dy metrash “, thotë prof. Dr. Pelemis, dhe shton se maskat nuk duhet të hiqen askund, sepse virusi po përhapet shpejtë.