Udhëzime të hollësishme – si të aplikoni për 60 euro nga shteti! Ju duhet t’i lini këto të dhëna
Paraqitja do të jetë e mundur në dy mënyra.
Tani dihet edhe kur fillon aplikimi i qytetarëve për ndihmën e re financiare shtetërore.
Siç u njoftua zyrtarisht, aplikimi fillon në 28 Prill dhe qytetarët do të i marrin 30 euro në muajin maj dhe 30 të tjera ne muajin nëntor. Ndersa pensioneret pervec ketyre 60 eurove do te pranojne edhe nje ndihme prej 50 eurove ne muajin shtator.
Regjistrimi do të jetë i mundur në dy mënyra, ashtu siç ishte e mundur vitin e kaluar kur qytetarët aplikuan per ndihmën prej 100 eurove. Kushdo që aplikon për te pranuar 30 eurot e para do të marrë automatikisht edhe 30 euro tjera.
Mënyra e parë është elektronike, përmes faqes në internet të eUprave, ku qytetarët do të duhet të japin katër të dhëna. Hapi i parë do të jetë klikimi në fushën “Dorëzimi i aplikimit” dhe ky është vendi ku ata vendosin emrin dhe mbiemrin, JMBG, numrin e identitetit dhe bankën ku ata kanë një llogari.
Nëse qytetarët nuk kanë një llogari të hapur në një bankë, ata do të zgjedhin bankën përmes së cilës duan që t’u paguhen paratë e tyre dhe kështu automatikisht bëjnë kërkesë për ndihmë. Në atë mënyrë, do të hapet një llogari e dedikuar një herë për ta, pa ndonjë kosto.
Pas tërheqjes së parave, llogaria e dedikuar do të mbyllet.
Ata gjithashtu duhet të shënojnë kutinë që konfirmon pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.
Regjistrimi gjithashtu do të jetë i mundur me telefon, në një numër që do të shpallet zyrtarisht me kohë. Qendra e thirrjeve do të hapet në fund të Prillit, njoftoi Ministri Sinisha Mali, dhe të dhënat e përmendura personale dhe të dhënat për bankën do të duhet të lihen me këtë metodë të aplikimit gjithashtu.