Preshevarët e duan vaksinën kineze, më pas amerikano-gjermane dhe e fundit britanike
Në Presheve më e preferuara është kasina kineze kundër koronavirusit dhe kjo u mësua në raportin e fundit nga shtëpia e shëndetit në Preshevë, shkruan Presheva.AL
Vaksinimi masiv i popullatës në komunën e Preshevës ka filluar 2 javë pas vaksinimit të stafit mjekësor në shtëpinë e shëndetit.
Nga atëher e deri më sot 6 mars 2021 janë vaksinuar 3390 persona, gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 12 persona me dozën e parë nga kompania Pfizer dhe 9 nga kompania Sinofarm.
Vendin e parë si vaksina më e prefuarar e preshevarëve është vaksina kineze sinofarm, ndërsa vendin e dytë e ka vaksina amerikano-gjermane Phizer dhe vendin e tretë e ka vaksina britanike AstraZeneca.
Sipas raportit ditor nga Shtëpia e shëndetit në Preshevë mësohet se me vaksinën Sinofarm janë vaksinuar 1414 persona me dozën e parë dhe 938 persona me dozën e dytë.
Ndërsa me vaksinën Phizer janë vaksinuar 429 persona me dozën e parë dhe 165 persona me dozën e dytë, dhe me vaksinën AstraZeneca janë vaksinuar 390 persona me dozën e parë.