Epidemiologu zbulon para nesh kemi tre mundësi: Këto janë zgjidhjet e mundëshme për MBYLLJEN e Serbisë
“Pa mbyllje shtatë deri në 10 ditë, ne nuk mund të kemi ndonjë efekt. Sipas doktrinës epidemiologjike, është e nevojshme që të keni deri në tre javë në fuqi masat rigoroze”, pohon prof. Dr. Branislav Tiodoroviq.
Epidemiologu serbë nuk e fsheh që pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave nuk është e kënaqur me masat e miratuara dhe se në mbledhjen tjetër në Pallatin e Serbisë, ata do të kërkojnë që ato të shtrëngohen.
“Është e nevojshme të shkurtohet orari i punës për një javë për kafiterit dhe restorantet dhe një fundjavë tjetër, në mënyrë që të zvogëlojmë përhapjen e korona virusit” tha prof. Tiodoroviq, percjell Presheva.AL
Siç thotë ai, “njerëzit duhet ta kuptojnë se situata është shumë serioze”.
“Duhet të ketë një kufizim intensiv, shumë rigoroz për të gjitha objektet, me kusht që do të duhet të vlerësohet nëse orët e punës do të jenë deri në orën 14 ose 17 të pasdites” tha Tiodoroviq.
Sipas tij, ekziston një problem shtesë që ka të bëjë me të rinjtë.
“Të rinjtë nuk shkojnë që ta bëjnë testin, dhe ata nuk e dinë se janë të infektuar sepse ata nuk kanë fare simptoma ose kanë simptoma të vogla, dhe pastaj kështu ata përhapin virusin në mesin e tyre” paralajmëroi Tiodoroviq.