Lajme
Në Preshevë regjistrohet rasti i parë i riinfektimit me COVID-19
Ditën e sotme në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë u regjistrua rasti parë i riinfektuar me COVID-19, percjell Presheva.AL
Bëhet fjalë për një grua 73 vjeçare e cila për herë të parë doli pozitiv me datë 04 shtator te vitit 2020.
Pas 7 muajve ajo sot me datë 09 mars 2021 u paraqit në Shërbimin e Urgjencës me saturim të ulët dhe gjendje të rëndë klinike, me pneumoni.
Pas testimit në Covid Ambulancën pacientja rezultoi pozitiv.
Kujtojme se ky eshte rasti i pare i riinfektimit ne Presheve.