Lajme

A lexohen nga vizitorët e rrjeteve sociale dhe portaleve artikujt e postuar, apo lexohen vetëm titujt?

Në bazë të një analize të bërë nga Redaksia e portalit Presheva.al, të opinionit publik gjegjësisht vizitorëve të portaleve, mbi 67% të rasteve të postimeve të tyre në rrjetet sociale, nuk lexohen fare përmbajtja e tyre.

Gazetarët duke njohur mirë këtë psikologji të masës, kanë shfrytëzuar këtë dobësi, duke arritur t’a ndikojnë opinionin e gjerë kryesisht përmes titujve bombastike dhe provokues.

Pasi shumica e vizitorëve nuk i lexojnë fare artikujt dhe botëkuptimit e tyre i ndërtojnë në bazë të titujve, të cilët i orkestrojnë shumica e gazetarëve dhe mediave, si rezultat i kësaj ne sot kemi një masë të gjerë popullore të manipuluar nga mediat, të cilat në përgjithësi vizitorët e tyre i mbajnë në ankth.

Përpos kësaj, mediat kanë shkuar edhe një hap më tutje, duke e materializuar këtë gjë, nëpërmjet përfitimeve që i arrijnë përmes klikimeve, të cilat pastaj i refondojnë nga Google, Facebook etj.

Related Articles

Back to top button