A e dini që ky vend përdor qentë K9 për të gjurmuar Covid-19?
Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka filluar regjistrimin e njësive të lëvizshme të qenve K9 për të gjurmuar raste të mundshme të koronavirusit. Sipas agjensisë shtetërore e lajmeve WAM, njësitë do të punojnë në zona dhe vende të veçanta gjatë ngjarjeve dhe konkurseve për t’u dhënë mundësi organizatorëve dhe autoriteteve shëndetësore të frenojnë përhapjen e COVID-19.
Ekipi Kombëtar i Emirateve ka punuar me shkollën më të vjetër veterinare në Europë, Shkolla Kombëtare Veterinare e Alfortit në Francë, për të ngritur seminare trajnimi për njësitë K9, shtoi raporti. Gulf Neës raportoi se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përdorur qentë në pikat e shumta të hyrjes për të zbuluar rastet e COVID-19 midis udhëtarëve dhe që zyrtarët e brendshëm më herët thanë se qentë e policisë K9 janë vendosur në aeroportet Abu Dhabi dhe Sharjah dhe në pikën kufitare Ghuëaifat.