Lajme

Lëvizja për Reforma hap fushatën

Sot me këmbë të mbarë bëmë hapjen e fushatës për zgjedhjet e parakoshme të 28 Marsit.

Jo rastësisht kemi zgjedhur dy fshatrat Zhunicë dhe Bukuroc për hapje të fushatës. Edhe moti me shi sot ishte një shenjë e mirë që gjithçka siç thot populli fillon me bereqet.

Kemi zgjedhur këto dy fshatra sepse janë këto dy lokacione që Komunës sonë i kanë dhënë figura të rëndesishme artistike e letrare siç është Mexhid Mehmeti, e po ashtu janë lokacione që përfaqësojnë Luginën si vend i susksesshem i prodhimtarisë, biznesit e ekonomisë, duke mos mbetur pa përmendur edhe KF Bukurocën, një ekip me shpirt luftarak e sportiv, një ndër të parat që kanë marrë pjesë në futboll profesionist.

Sot dërguam mesazh të qartë gjithkujt që dëshiron të minimizojë rolin e Lëvizjes për Reforma që do të jemi NE ata që do të bëjmë taktin e politikës së ardhshme në Preshevë.
Numëruam dështimet e premtuesit pa kandarë, por ajo që ka më së shumti rëndësi bashkëbiseduam për problematikën dhe çështjet që prekin direkt mirëqenien e banorëve të këtyre dy lokacioneve.

Përfaqësimi qesharak i kryetarit të organit të përkohshëm duke u krahasuar me Kryetarin e VV Albin Kurti dhe ora e ndalur e kryetarit të përjetshëm të Pdsh gjithashtu ishin pika që ishin me interes të veçant të këtyre banorëve.

Një vlerësim të veçant iu dha edhe motrave dhe vëllezërve tanë në mërgim që kanë mbajtur dhe mbanë të gjallë jetën dhe aktivitetin e kësaj pjese.

Për fund, apeluam që duhet të votohet me një ndërgjegje të lartë, duke u vlerësuar oferta jonë e sinqert, me një ekip të shkëlqyeshëm, sepse vlerësimi i Juaj është besim dhe shërbim ndaj Jush.

Related Articles

Back to top button