Masa të reja nga e hënë, ja si do të punohet

Shtabi i Krizave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive Covid-19, propozoi sot masa të reja për të luftuar epideminë, të cilat do të vlejnë nga nesër, 22 Mars. Nga nesër, për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes infektive Covid-19, objektet hotelierike do të qëndrojnë të mbyllura – siç janë: kafenetë, restorante, klube nate dhe bare si dhe qendra tregtare.
Të gjitha objektet e shitjes së ushqimit dhe institucionet kulturore (kinema, teatro, galeri dhe biblioteka) mund të punojnë deri në orën 21, të gjitha objektet e tjera deri në orën 20, në kushtet e mëposhtme: Të gjitha objektet që janë të hapura duhet të sigurojnë pajtueshmëri me masën prej të paktën nëntë metra katrorë për person ose vizitor.
Përjashtim bëjnë klubet e fitnesit, llixhat, palestrat dhe të ngjashme, ku duhet të sigurohen gjashtëmbëdhjetë metra katrorë për person. Kjo do të thotë që nëse një dyqan ose, për shembull, një sallon flokësh ka 90 metra katrorë, maksimumi 10 persona mund të qëndrojnë brenda atij objekti në të njëjtën kohë. I njëjti rregull vlen për palestrat – brenda qendrës së fitnesit prej 160 metra katrorë nuk mund të qëndrojmë më shumë se 10 persona. Numri i personave të pranishëm në objekt përfshin punonjësit (floktar, shitës, instruktor i fitnesit).
Qeveria e Serbisë vëren se nga nesër në mëngjes, mbikëqyrja inspektuese e pajtueshmërisë me këtë masë do të intensifikohet – pajtueshmëria me hapësirën e lejuar për person brenda objektit, si dhe ekzistencën e rojeve covid në objekt.
Të gjitha masat futen me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës dhe zvogëlimit të kontakteve sociale në minimum, por deri në fitoren përfundimtare mbi pandeminë, është i nevojshëm kontributi i të gjithë individëve në shoqëri.