Lajme

Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Republikës së Kosovës

Është votuar në Kuvend të Kosovës, Qeveria e re, ‘Kurti 2’. 67 deputetë kanë votuar për, 30 kundër dhe asnjë nga deputetët e Kuvendit, nuk ka abstenuar.

Votimi ka ndodhur në orën 19:50, gati dy orë e gjysmë pas nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të ri të Kosovës, për votimin e Qeverisë së re.

Pas votimit, Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij kanë zënë vend në ulëset e kabinetit qeveritar në Kuvend, përballë deputetëve.

Related Articles

Back to top button