Lajme

Shqiprim Arifi: Armend Aliu edhe emrin e partis ADSH e ka të vjedhur

Ne emisionin e mbremshem Shqiprim Arifi ka qendruar perball opinionisteve Valon Arifit nga Presheva dhe Jeton Ismailit nga Bujanoci, percjell Presheva.AL

Gjate emisionit Arifi ka folur edhe per zerat qe e kane akuzuar se atij i kane ikur edhe njerezit me te afert te Alternatives per Ndryshim nga partia.

“Une muj me qene krenar sot qe jom i vetmi kryetar partie ne krejt historijen nga pluralizmi demokratik ne Lugine te Presheves qe e kom shkarkuar nje drejtor te inspektoriatit tone sepse e ka keqperdore poziten e tij, publikisht e kom shkarkue dhe ate tane edhe proceduralisht, jom i vetmi nuk eshte dikush tjeter”. ka thene Arifi.

Arifi foli edhe per fraksionin i cili u nda nga ai dhe filloi rrugetimin politik te ri ne keto zgjedhje te parakoheshme ne Presheve.

“Ne e kemi rastin qe e kemi pas brenda Alternatives per Ndryshim nje mini frakcion i cili sot eshte bere si PSD-ja e Kosoves qe edhe emrin bile ADSH, a e di kush e ka be qiket ADSH, Alternativa Demokratike Shqiptare ka qene emri i listes se perbashket ne zgjedhjet e fundit parlamentare te cilen se bashku me partite tjera ku ka qene edhe Shaipi edhe Nagipi edhe te tjeret se bashku me koleget e kemi ndertuar qe sot i kemi 3 deputet ne Beograd”. tha Arifi, percjell Presheva.AL

Per kete Arifi ka thene se “edhe qat emer e ka vjedh per apetite personale nuk ka dite as me ndertu nje parti e cila ka nje emer qe ka domethenje dhe nuk ndertohet ne interesat personale ”

Arifi me tej ka shtuar se eshte partia e cila ka larguar persona te cilet kane shfrytezuar APN-ne per intereset e tyre personale.

“Ne jemi nje parti e cila per brenda 5 viteve te fundit kemi larguar nga rradhet e tona persona te cilet e kane shfrytezuar partijen per interesat e tyre personale, e ktu jom krenar per kete”.

Related Articles

Back to top button