Lajme

Në Preshevë në mesnatë do të fillojë heshtja zgjedhore

Kandidatët për keshilltare per kuvendin komunal nga partite sot shfrytëzojnë orët e fundit për të bindur qytetarët që më 28 mars të japin votën për programet e tyre.

Ne keto zgjedhje te parakoheshme ne Presheve do te garojne gjithesejt 7 subjekte politike dhe ate:
1. Alternativa per Ndryshim-APN
2. Levzija per Reforma-LR
3. Partia Demokratike Shqiptare-PDSH
4. Partia per Veprim Demokratik-PVD
5. Unioni Demokratik Shqiptar-UDSH
6. Alternativa Demokratike Shqiptare-ADSH
7. Lista Serbe – Aleksandar Vuçiq

Nga sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore. 38 Vendvotime do te hapen nga ora 7 e mengjesit. 41600 qytetarë më 28 mars do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

Presheva.AL do te ju njoftoje me rezultatin dhe ecurin e zgjedhjeve direkt nga tereni ne diten e diel.

Related Articles

Back to top button