Lajme

A është i mundshëm koalicioni PDSH-PVD-LR pas zgjedhjeve?

Edhe pse ende nuk kemi rezultate zyrtare nga KKZ, kane filluar zera per koalicione te mundshme pas certifikimit te rezultatit nga Komisioni zgjedhor, percjell Presheva.AL

Sipas informacioneve te siguruara nga Presheva.AL, KKZ po mban mbledhjen e saj dhe eshte e mundshme rivotimibne dy njesi zgjedhore.

Sipas rezultateve preleminare kemi fituesin ketyre zgjedhjeve APN me 6021 vota, e dyta ne liste ka dal PDSH me 4173 vota e cila ka humbur afersisht mbi 800 vota nga zgjedhjet e kaluara, PVD ka ruajtur votat e tyre dhe je keto zgjedhje ka dalur me 3368 vota, nje rritje ne keto zgjedhje ka pasur Levizja per Reforma e cila ka fituar 2545 vota, UDSH ka fituar 483 vota, ndersa ADSH me 441 vota nuk e ka kaluar pragun dhe mbetet jashte kuvendit komunal te Presheves, Lista serbe ka fituar 1222 vota ose 2 keshilltare.

Zera qe kane filluar te shperndajne informacionin e rrejshem se eshte arrite marreveshja mes PDSH-PVD-LR nuk jane te verteta pasi ende nuk kemi rezultat zyrtar nga KKZ dhe asnje publikim zyrtar nga perfaqesuesit e ketyre subjekteve politike.

Ne zgjedhjet e fundit ne Presheve nga 41973 votues sa ishin ne liste, per te votuar dolen 18499 persona, numri i fletevotimeve te vlefshme ishte 18254, ndersa numri i fletevotimeve te pa vlefshme ishte 245.

Related Articles

Back to top button