Shpërblehen me mirënjohje lexuesit më të mire në Bibliotekën e qytetit Mehmet Jusufi

Biblioteka e qytetit Mehmet Jusufi me rastin e 2 Prillit ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë e të rritur ka shpërblyer lexuesit më të dalluar për vitin 2013. Gjithashtu me këtë rast është diskutuar edhe tema Faktorët që ndikojnë në ngritjen e karakterit të fëmijës, me mysafirët shkrimtarin Jonuz Fetahu dhe pedagogun Gafurr Hyseni. 
Me rastin e dy prillit Ditës Ndërkombëtare të Librit për fëmijë dhe të rinj Biblioteka e qytetit Mehmet Jusufi organizoi tribunë me mysafir të ftuar shkrimtarin Jonuz Fetahu dhe Pedagogun Gafurr Hyseni.Tema e përcaktuar për sot ishte Faktorët që ndikojnë në ngritjen e karakterit të fëmijës,ku ligjëruesit  në fjalë kanë ofruar  përvojat e tyre personale dhe profesionale mjaft të pasura në këto fusha. Ndërkaq drejtori i bibliotekës Mehmet Jusufi përshëndeti takimin në fjalë, ku sipas tij edhe  takimi i sotëm dëshiron të kontribuoj  në ngritjen shoqërore dhe kulturore të kësaj shoqërie. Dy bashkëbiseduesit Gafurr Hyseni dhe Jonuz Fetahu para të pranishmëve kanë prezantuar biografinë e tyre. Dhe me rastin e kësaj dite ata kanë ftuar të rinjtë që të jenë sa më afër librit,në mënyrë që ta rrisin  nivelin personal dhe kolektiv. Po ashtu  pas ligjërimit  të mysafirëve  ishte edhe pjesa tjetër  ku kishte diskutime rreth temës në fjalë.Në fund të këtij takimi  u shpërndanë mirënjohjet për lexuesit më të dalluar për vitin 2013.

Leave a Reply

Back to top button