Lajme

Hapja e kafiterive dhe restoranteve nga e Mërkura? Kon: Do ta shohim

Masat për luftimin e koronavirusit mund të zbuten të mërkurën, keshtu shkruajnë mediat në Beograd. Predrag Kon tha se ky vendim nuk është marrë ende.

Siç deklarojnë ata, edhe pse pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave e kundërshton hapjen, puna në kafiteri dhe restorante mund të lejohet përsëri, me kufizime të caktuara.

Ne pyetjen nëse do të ketë lehtësim të masave, epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave Predrag Kon tha “Do ta shohim”, percjell Presheva.AL

Kon deklaron se situata epidemiologjike do të analizohet në seancën e ardhshme të Shtabit të Krizave, dhe se pas rezultateve do të merret ndonjë vendim për lehtësimin ose shtrëngimin e masave.

“Pra, gjithçka varet nga situata aktuale epidemiologjike. Situata është e tillë që në disa vende aktiviteti i virusit është dukshëm i zvogëluar. Tani për tani, këto numra e tregojnë këtë, por ne duhet të presim për rezultate të reja,” shtoi ai.

Related Articles

Back to top button