Lajme

Si po ç’regjistrohen shqiptarët në luginën e Preshevës nga Serbia

Shqiptarët e serbisë janë nën trysninë serbe për t’u larguar nga trojet e tyre. Emisioni “Me Pak Fjalë” trajtoi gjendjen e shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Serbi dhe përpjekjen e autoriteteve vendase për t’i larguar ata nga këto zona.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shqiptarët në Serbi në përgjithësi kanë qenë shënjestër e provokimeve, ngacmimeve dhe dhunës.

Për këto kanë raportuar gjerësisht, Amnesty International, Human Rights Watch. Helsinki Committee, etj.

Diskriminimi i tyre, lënia në varfëri kanë vazhduar duke i nxitur me qëllim apo jo shqiptarët e Serbisë për t’u larguar nga territori i tyre drejt Kosovës apo Maqedonsië dhe vendeve të tjera.

Aksioni më i fundit për të nxitur shpopullimin e këtyre zonave nga shqiptarët është ç’regjsitrimi i tyre nga banesat.

Serbia ka miratuar një ligj të titulluar Për Residencën e Shtetasve i cili u jep të drejtë autoriteteve të konrollojnë fizikisht banesat ku banojnë qytetarët.

Sipas ligjit, me kërkesë të gjykatave, autoriteteve shtetërore, organziata, madje edhe të personave fizikë, autoritetet kompetente duhet të kontrollojnë faktin e rezidencës së përhershme në adresën ku është deklaruar se banon personi.

Nëse arrihet në përfundimin se personi nuk jeton më aty apo ka gënjyer për adresën kur është regjistruar atëhere adresa e tij “pasivizohet”.

Personi njoftohet për këtë gjë dhe ka 8 ditë për t’u përgjigjur. Nëse nuk ankimohet, personi ç’regjistrohet nga banor i zonës.

Kjo do të thotë që nuk mund të marrësh deokumenta identifikimi, përfshi pasaportë, përjashtohesh nga shumë të drejta nga e drejta e votës, tek të drejta për të marrë shërbime publike si shëndetësore, arsimore, etj. Qytetarët nuk shesin e blejnë dot dhe pasuritë e tyre mund të merren nga shteti.

Sipas studiueses Flora Ferati janë të paktën 4 mijë shqiptarë që jane ç’regjsitruar duke humbur të drejtat e tyre gjatë viteve të fundit dhe ky proces po vazhdon.

Që të riaktivizohesh duhet të deklarosh një adresë të re, proces që kërkon fillimin nga e para të çdo procedure.

Mbi këtë bazë ministria e Brendshme dhe forcat policore kryejnë kontrolle të herëpashershme për të kontrolluar rezidenca të ndryshme.

Janë rreth 50-70 mijë shqiptarë etnikë që jetojnë në Serbi.

Ata jetojnë kryesisht në trojet e tyre në jug të Serbisë, shumica në Luginën e Preshevës, ka një perqendirm të vogël në Novi Pazar në veri të Kosovës. Disa mijëra janë të shpërndarë në gjithë territorin e Serbisë.

Zona e njohur si Lugina e Preshevës është zona ku shqiptarët jetojnë në trojet e tyre etnike.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë tre komunt ku jetojnë më shumë shqiptarë, madje sipas censusit të vitit 2002, në Preshevë dhe Bujanoc ata përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë.

Related Articles

Back to top button